English

PD fton Çiljeta Çilagën të futet në Këshillin e saj Kombëtar

Një vëzhgim i plotë mbi emrat risi që kandidojnë për të qenë një grupin prej 100 vetësh, anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike

Tiranë, 14 Dhjetor NOA - Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike është votuar për 100 emrat e rinj të Këshillit Kombëtar ku mes 400 kandidaturave spikaste dhe ajo e këngëtares Çiljeta Çilaga.

E njohur si një showgirl, Çiljeta po kandidon për të qenë një ndër anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD, struktura kryesore e drejtimit të partisë që kontrollon qeverinë.

Në vite, një vajzë e nxehtë që për shkak të imazhit dhe të dhënave fizike, është bërë dhe vazhdon të bëhet objekt bisedash mes të rinjve, sikundër pohojnë burime në Kuvendin Kombëtar të PD, ka gjasa të forta që Çiljeta të fitojë bindshëm.

"Çiljeta e meritonte plotësisht, ajo është një demokrate e flaktë, shpresoj që delegatët e Kuvendit t'i kenë dhënë asaj votat e merituara, sepse fansat e saj janë të shumtë, jo vetëm për muzikë, por edhe për politikë", - komentoi sonte kandidaturën e Çilagës, kryetari i PD dhe kryeministri Sali Berisha.

Ndërkohë edhe disa emra të tjerë përbëjnë risi në përzgjedhjen e re të PD e po ashtu, gjenden si kandidatë edhe emra "kryeneçë" në këtë parti.

Kështu Aleksandër Biberaj, anëtar i Kryesisë së PD, kandidon për të qenë anëtar i Këshillit Kombëtar.

Bashkë me të, kandidon edhe ish-deputeti Besnik Mustafaj, aktualisht anëtar i Këshillit Kombëtar.

Që të dy, njihen si ndër emrat e rëndësishëm në PD që kanë shprehur hapur mospajtimin e tyre me kryetarin Berisha.

Përgjithësisht larg vëmendjes së politikës qendrore të PD, edhe këtë radhë, Azgan haklaj, kandidon që të vazhdojë të jetë anëtar i Këshillit Kombëtar.

Ndërkohë, Antoneta Malja, anëtare e Këshillit Kombëtar, ish-drejtoreshë e ATSH, po aspiron një mandat të dytë disavjeçar, ndërkohë që ende përballet me drejtësinë për akuza që lidhen me grushtin e shtetit të vitit 1998 kur ajo ishte drejtoreshë e TVSH dhe lejoi të transmetoheshin direkt mesazhe të paligjshme nga politikanë të opozitës.

Hyrje e re në Këshillin Kombëtar, është Dasho Aliko, kryetar i komunës Lazarat, nënkryetar i PD, dega Gjirokastër. Aliko drejton fshatin që prej vitesh është baza kryesore e kultivimit dhe trafikut të drogës në Shqipëri.

Prurje tjetër e re në KK të PD është Dhori Kule, rektor i Universitetit të Tiranës.

Po ashtu, Elvana Hana, drejtor i ISKSH, master administrim biznes në universitetin e Vjenës, pritet të jetë pjesë e kësaj strukture.

Një tjetër hyrje pritet të jetë Erla mëhilli, aktualisht zëdhënëse e PD, master në Shkenca Komunikimi në Universitetin "La Sapienza", Romë, Itali.

Nga bota afër medias, është inkuadruar si kandidat edhe Fahri Balliu, aktualisht anëtar i anëtar i Këshillit Kombëtar dhe botues i gazetës "55"

Ndërkohë, Juela Meçani, zëdhënëse e Kryeministrit, pritet të jetë një ndër emrat e rinj të Këshillit Kombëtar të PD.

Prurje të reja të mundshme gjithashtu janë Mark Marku, deputet i PD, ish-gazetar pa parti, Mesila Doda, deputete e PD, studente e dhjetorit, Master në Filozofi, Universiteti Pontificia URbaniana, Romë dhe aktorja e njohur Rajmonda Bulku, deputete e PD, pa harruar dhe minoritarin Spiro Ksera, monistër në kabinetin "Berisha".

e.r/NOA - Lexoni më shumë mbi argumentin:

Përfundon votimi për kreun e PD dhe Këshillin Kombëtar, s'ka surpriza

Berisha: Mafia, Qeveria s'do bëjë asnjë kompromis me të

Kuvendi Kombëtar, miratohet projekt- statuti i ri i PD-së

Berisha: PD, arkitekte e fitores së zgjedhjeve të vitit 2011, por edhe atyre të 2013-ës

Topalli: Me ne Shqipëria ka ndryshuar, PD ka bërë histori kurse Rama ka uzurpuar PS-në

Kuvendi Kombëtar i PD nis me dokumentar për ecurinë e demokratëve që nga ‘90

Berisha fton Edi Ramën në Kuvendin Kombëtar të PD

KOMENTE