English

Përfundon votimi për kreun e PD dhe Këshillin Kombëtar, s'ka surpriza

Tiranë, 14 Dhjetor NOA - Sapo ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike dhe Këshillit të saj Kombëtar.

Në zgjedhjet e sotme të Kuvendit Kombëtar të PD, morën pjesë 1267 delegatë nga 39 degë të kësaj partie në mazhorancë.

Ata kanë votuar në përzgjedhje të 400 kandidaturave për 100 vende në Këshillin Kombëtar.

Ndërkohë është votuar për kryetarin e PD, ku kandidat i vetëm është Sali Berisha, kryetar aktual dhe kryeministër.

Më herët, Berisha i bëri thirrje delegatëve të PD që ta votojnë duke u shprehur i bindur se ata do të përqafonin programin e tij.

Gjatë orëve në vijim, pritet të shpallet zyrtarisht nga komisioni i votimit të Kuvendit Kombëtar të PD, emri i kreut të ri.

Ajo çka do të përbënte interes në këtë shpallje rezultati, është vetëm se a ka pasur ndonjë votë kundër për Berishën, apo si herën e kaluar, vetëm një fletëvotimi e pavlefshme.

Kryetar i parë i PD që nga themelimi i saj më 11 dhjetor 1990 është i ndjeri Azem Hajdari.

Pak muaj më vonë, drejtimin e PD e mori Sali Berisha i cili e la në duart e Tritan Shehut për pesë vjet me radhë pasi u emërua dy herë President, ku mandatin e la pasi opozita socialiste u ngjit në pushtet.

Në vitin 1997 Berisha e rimori kreun e PD që e mban edhe aktualisht.

e.r/NOA - Lexoni më shumë mbi argumentin:

Berisha: Mafia, Qeveria s'do bëjë asnjë kompromis me të

Kuvendi Kombëtar, miratohet projekt- statuti i ri i PD-së

Berisha: PD, arkitekte e fitores së zgjedhjeve të vitit 2011, por edhe atyre të 2013-ës

Topalli: Me ne Shqipëria ka ndryshuar, PD ka bërë histori kurse Rama ka uzurpuar PS-në

Kuvendi Kombëtar i PD nis me dokumentar për ecurinë e demokratëve që nga ‘90

Berisha fton Edi Ramën në Kuvendin Kombëtar të PD

KOMENTE