Tiranë, 14 dhjetor NOA - Ferdinand Poni ka dalë sot në një deklaratë ku është shprehur në emër të grupit të Këshilltarëve të Partisë Socialiste në Këshillin e Bashkisë së Tiranës për vendosmërinë për të hetuar çdo krim dhe abuzim të Edi Ramës.
" Sot Edvin Kristaq Rama u shfaq para kamerave në panik, dhe dëshpërim të thelle, i ç'ekuilibruar, megjithëse e kemi të vështirë ta themi nëse është për arsye patologjike apo nëse i është shkaktuar nga vendosmëria jonë për të vënë para përgjegjësisë kupolën e mafies së ndërtimit, inspiruesin, dhe realizuesin e shkatërrimit dhe përvetësimit të mbi gjysmë milionë m 2 troje dhe pasuri publike të përbashkët apo dhe të qytetarëve të Tiranës" deklaroi Poni.
"Rama, ky uzurpues e abuzues i pangopur dhe shkelës permanent i ligjit, ky urrejtës patologjik i sistemit të drejtësisë dhe i gjykatave, ku burracak dhe shok i grupeve të abuzimit me tokën dhe ligjin, çuditërisht kujtohet që paska gjoja gjykatë kushtetuese dhe që ky na qenka panciri i don Edvinit për tu mbrojtur nga iniciativa e këshilltarëve demokratë dhe këshillit të bashkisë së Tiranës për të hetuar mbi abuzimet e tij dhe për më tepër për ta shkarkuar për veprimtarinë e tij mafioze e kriminale me pronën e pasurinë publike" shtoi më tej Poni.
Më tej Poni i bëri thirrje Ramës se jo vetëm që do kërkojë shkarkimin e tij por u këshilltarët demokratë i bëjnë thirrje publike institucioneve të zbatimit të ligjit se asnjë mantel politik apo administrativ s'do të mund ta shpëtojë nga veprimi i ligjit.
k.k/NOA
Â