Durrës, 14 dhjetor NOA/UPDATE - "Ne jemi në të drejtën tonë, sepse jemi shumica, s'kemi frikë të vërtetojmë. Populli nuk duron dot më, dhunimin e votës, nuk e duron dot këtë qeverisje".
Kështu ka deklaruar Vangjush Dako, Kryetar i Bashkisë së Durrësit gjatë fjalimit të tij në protestën e opozitës duke shtuar se pakënaqësia e PS-së është interpretim publik i vullnetit të popullit, që s'duron dot të paguajë bukën më shtrenjtë, pakënaqësi e biznesit, që nuk pranon të paguajë si i madh, në Durrës 300 mijë të tillë.
"Nga 1 janari, si rrjedhim nga dhunimi i qeverisë, për pushtetin lokal, Bashkisë Durrës 30% më pak të ardhura, më pak investime në shkolla dhe kopshte, 15 mijë pemë më pak, më pak sheshe shplodhëse. Nga 1 janar, rrezikojnë të humbin vendin e punës 250 persona, nga politika e mbrapshtë e kësaj qeverie. Shqipëria vendi më i prapambetur ne Evropë, është ende faqja e zezë e Evropës. Ne do të protestojmë kudo" tha më tej Dako.Â
Â
Më pas fjalën e ka marrë Edison Konomi, Kryetar i PS-së së Degës Durrës ku deklaroi se "kjo protestë, do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, sepse jemi në të drejtën tonë. Sot po mohohet edhe e drejta për të jetuar në standarde minimale.
Qytetarët do paguajnë faturë më të shtrenjtë energjie nga fillimi i vitit që vjen, biznesi i Durrësit dhe gjithë Shqipërisë po cenohet nga ligjet e mbrapshta të kësaj qeverie. Fatura më e shtrenjtë që do paguhet në 2010 do paguhet nga gjithë shqiptarët."
k.k/NOA