English

Protesta, Rama: Ne do të kërkojë me forcë largimin e Berishës

Durrës, 14 dhjetor NOA/UPDATE - "Hap kutitë ose largohu" është kryefjala e protestës sonë që nuk ndalet pa e shpëtuar demokracinë nga votat e vjedhura dhe nga kutitë dhe rrugët e mbyllura". Kështu ka deklaruar kreu i opozitës, Edi Rama gjatë protestës së zhvilluar sot pasdite në qytetin e Durrësit, protestë e cila do të zgjasë një javë në të gjithë vendin.

Gjatë fjalës së tij, z. Rama numëroi problemet që ka sjellë kriza ekonomike në vend.

Sipas tij është e papërballueshëm që bizneset e vogla familjare kanosen nga 1 janari nga TVSH dhe tatim fitimi, falimentim i sigurt për shumicën.

Punësimi zero, papunësia dhe varfëria do të vazhdojnë të rrite, ndërsa quajti të papërballueshme vizitat në spitale.

Rama shtoi se ky pushtet është agresiv dhe e ka kthyer qeverinë e vendit në një regjim për llogari të një familje të familjes së Sali Berishës të rrethuar nga shërbëtorë dhe klientë në një oborr ku lidhen e zgjidhen fijet e interesave ekonomike të vendit.

"Pushteti i organizuar kundër lirisë së drejtës së votës.

Pushtet që i ndan shqiptarët në tanët dhe të armikut, që me paratë e taksave bën mitingje kundër opozitës" tha Rama.

"Ne jemi sot këtu sepse kjo Shqipëri e ndarë në gjuhën e urrejtjes nuk u jep më të moshuarve qetësinë që meritojnë nuk u jep burrave e grave punën që kërkojnë.

Votat u numëruan keq dhe shumë keq për llogari të familjes i fshihet syrit të popullit.

Ne jemi këtu për një liri që vazhdon për të drejta të barabarta, pa të cilat nuk ka paqe nuk ka zhvillim.

Sali Berisha e ka humbur të drejtën për ta qeverisur Shqipërinë jo vetëm sepse ka grabitur votat por sepse ka ndaluar hapjen e kutive të votimit duke shkelur të drejtën e popullit sovran të shoh votën e vet" tha më tej kreu i opozitës.

Sipas tij opozita do të kërkojë me forcë në çdo shesh dhe rrugë të Shqipërisë largimin e Berishës.

k.k/NOA - Lexoni më shumë mbi argumentin:

Protesta e PS, Gashi e Bizhga: Jemi më të vendosur se kurrë për të mbrojtur votat tona

Protesta e PS, Dako: Ne do të protestojmë kudo sepse jemi në të drejtën tonë

"Hap kutitë ose largohu", PS nis protestat në Durrës

KOMENTE