Tiranë, 14 dhjetor NOA - Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj ka dalë sot në një deklaratë për shtyp i ka bërë thirrje qytetarëve të Beratit, në zonën ku ajo është deputete, që të marrin pjesë në protestën e qytetarëve të Durrësit.
"Sot më 14 dhjetor, ne vazhdojmë protestën tonë qytetare duke vendosur në fokus të vëmendjes së të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm të ne socialistëve, krizën e rëndë ekonomike, institucionale dhe ligjore që po kalon vendi ynë.
Sot çdo shqiptar dhe shqiptare, anembanë vendit duhet të vetëdijesohet se nga manipulimi i votës së lirë, nga mosbërja transparencë mbi kutitë e votimit dhe zgjedhjet e qershorit 2009, rrjedhin këto pasoja kaq të rënda, efektet e së cilës po i ndiejmë çdo ditë e më shumë.
Si deputete e Qarkut të Beratit, u drejtohem të gjithë qytetarëve të thjeshtë dhe të ndershëm të këtij qarku, që nesër më 15 dhjetor, në vijim të protestës së bashkëqytetarëve tanë durrsakë, edhe ne të bashkohemi në një tjetër protestë, në atë që kërkon t'i tregojë kryeministrit Sali Berisha dhe qeverisë së tij se ora e largimit të tyre ka ardhur nëse nuk u japin zgjidhje kërkesave tona" tha Felaj.
Sipas saj, ka ardhur koha që Sali Berisha të pranojë se mafia që vjedh, që rrënon jetë, është ai vetë dhe çka përfaqëson.Â
k.k/NOA