English

Rezultatet paraprake të KQZ: PDK 10 komuna, LDK 5 dhe AAK 3

Prishtinë, 14 dhjetor, NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur rezultatet paraprake të raundit të dytë të procesit zgjedhor që u mbajt ditën e djeshme. Sipas këtyre të dhënave paraprake, mësohet se nga 21 komuna ku u zhvilluan votimet për balotazhin, Partia Demokratike e Kosovës kryeson rezultatin me fitimin e 10 prej tyre, ndërsa 5 të tjera janë fituar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe 3 të fundit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kryetarja e KQZ së Kosovës, Nesrin Lushta bëri me dije se rezultatet përfundimtare mund të priten gjatë 2-3 ditëve të ardhshme.

Lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në balotazh, ajo tha se kanë 37.88 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Ndërsa mbi ndarjen konkrete të komunave, KQZ ka pohuar në mënyrë paraprake se

në Mitrovicë PDK kryeson me 53 % dhe pas saj AKR me 47 %, në Pejë kryeson AAK me 76.7 %, sikundër dhe në komunën e Suharekës me 52.4 %, kurse PDK kryeson në komunën e Gjilanit me 51.4 %, atë të Dragashit me 53.3 %, në Klinë me 56.3 %, në Lipjan me 50.5 % etj.

Nga ana e saj, LDK kryeson në komunën e Kamenicës me 59.1 %, dhe atë të Prizrenit me 50 % etj.

n.e/NOA

KOMENTE