Vushtrri, 14 Dhjetor NOA - Në zgjedhjet e djeshme të balotazhit, kryetari aktual i komunës së Vushtrrisë i cili vjen nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Bajram Mulaku është rikonfirmuar edhe për një mandat katër vjeçar.
Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në komunën e Vushtrrisë, fitues i zgjedhjeve të 13 dhjetorit 2009 është Bajram Mulaku (PDK) me 63. 5 % të votave të fituara.
Simpatizantë të kësaj partie mbrëmë në mënyrë paqësore në Sheshin "Adem Jashari" në Vushtrri kanë festuar për disa orë fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK)në këtë qytet.
Ndërsa kryetari i PDK-së Hashim Thaçi e ka quajtur Vushtrrinë mbrëmë bastion të kësaj partie.
Edhe në asamblenë komunale PDK-ja e mbanë primatin si partia më e madhe e cila përfaqësohet me 15 këshilltarë.
Hajdin Islami/NOA