Tiranë, 14 dhjetor NOA - Dy persona u arrestuan dje nga policia pasi dyshohen se kanë vjedhur një sasi parash në një farmaci në Babrru të Tiranës.
Efektivat e Komisariatit të Policisë Nr.5 në Tiranë arrestuan ditën e djeshme 23-vjeçarin Fatjon Qosja dhe 43-vjeçarin Dalip Hodo.
Sipas policisë, arrestimi i tyre u krye sepse në Babrru janë kapur në flagrancë, nga Patrulla e Përgjithshme, duke vjedhur me thyerje farmacinë në pronësi të një shtetasi, ku dyshohet se kanë vjedhur një sasi parash që ndodheshin në arkën e farmacisë.
Policia kreu veprimet proçeduriale, ndërsa materialet në ngarkim të dy personave do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të "vjedhjes" në bashkëpunim.
k.k/NOA