Librazhd, 14 dhjetor, NOA - Pasi ka kaluar një mbrëmje në gjendje të dehur dhe ka shkrehur në ajër çiften e tij disa herë para se të flinte në oborr, duket se të shtënën e fundit e ka ruajtur për veten e tij në krevat.
Kjo është ngjarja tragjike që i ka ndodhur 54-vjeçarit Astrit Muzhaqi, lindur ne fshatin Polis të Librazhdit dhe banues në qytetin e Elbasanit, e cila bëhet me dijeni nga forcat e policisë.
Këto të fundit komunikojnë se gjatë një vizite që ka kryer në fshatin e tij tek kushërinjtë, ai ka darkuar dhe më pas është dehur në shtëpinë e tyre.
Para se të flinte, ai ka dalë jashtë banesës dhe ka qëlluar në ajër me armë 3-4 herë e më pas është shtrirë për të fjetur gjumë, por e zonja e shtëpisë në orët e para të mëngjesit ka dëgjuar një krismë arme në dhomën ku ai flinte dhe kur ka shkuar aty e ka parë të vrarë me armën e gjahut.
Nga ana e policisë po punohet për dokumentimin e plotë dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
n.e/NOA
Â
Â