Itali, 14 Dhjetor NOA - Mëngjesin e sotëm rreth orës 03.00 ndryshe nga muzika e zakonshme që dëgjohej çdo natë në "Club Atlantic" janë dëgjuar shumë të shtëna të cilat vinin pikërisht nga ky vend. Disko ishte në pronësi të rumunëve dhe zakonisht dhe klientët ishin të tillë.
Edhe më parë ishin shfaqur dy shqiptarë të cilët si në mëngjesin e sotëm ashtu dhe atëherë kishin abuzuar me alkoolin.
Këtë radhë truprojat e klubit nuk i lejuan të qëndronin më shqiptarët duke i përzënë pasi kishin marrë një dozë të madhe alkooli.
Por dy shqiptarë janë kthyer sërish pas gjysmë ore në ambientet e lokalit por këtë herë ishin të armatosur dhe u lejuan nga truprojat që të futeshin.
Secili i armatosur, njeri me një pistoletë gjysmë - automatike dhe tjetri me revolver.
Situata ndenji statike për disa momente deri kur njëri nga shqiptarët qëlloi truprojën e derës katër herë duke e hedhur në tokë. Menjëherë u lajmërua ambulanca por truproja vdiq pa arritur akoma në spital duke lënë vetëm gruan dhe fëmijën e tij.
Shqiptari që qëlloi u largua menjëherë nga klubi sapo pa një shteg ndërsa tjetri u kap nga pjesë tjetër e rumunëve dhe duke e shpërqendruar atë, shqiptari u rrah shumë keq duke ngelur në vend i gjakosur dhe me kocka të thyera. Ai kishte preçedent penal dhe më parë ku akuzohej për vjedhje e krime të këtij tipi në bashkëpunim me shokun e tij.
Pas disa momentesh në vendngjarje erdhën dhe autoritetet të lajmëruar nga një telefonatë anonime ku menjëherë morën shqiptarin dhe u informuan rreth gjendjes.
Tashmë policia është në kërkim të armëve të cilat u përdorën në ambientet e "Club Atlantic" e mendohet që janë hedhur në pyllin që ndodhet pranë tij dhe të shqiptarit të arratisur i cili akuzohet për vrasje e cila mendohet se ndodhi për motive banale raciste.
r.b/NOAÂ Â Â Â Â