English

Admirali Mark Ficxherald mbërrin në Prishtinë

Prishtinë, 15 dhjetor, NOA - Pasi ka zhvilluar një proces të qetë zgjedhor, si në raundin e parë edhe në atë të dytë, të balotazhit, Kosova vizitohet nga komandanti i Forcave të Përbashkëta në Napoli, admirali Mark Ficxherald.

Konfirmohet se një nga temat e diskutimeve që ai do të zhvillojë në Kosovë është edhe ajo e zbatimit të planit për reduktimin e forcave paqeruajtëse në përbërje të KFOR-it në këtë vend. Një bisedë e tillë pritet të zhvillohet kryesisht mes tij dhe komandantit të KFOR-it në Kosovë general-lejtnant Markus Bentler.

Admirali amerikan, Mark Ficxherald, është aktualisht është edhe përgjegjës për misionet e NATO-s në Ballkan, Irak dhe Mesdhe.

Ndërkaq, plani i paralajmëruar dhe i diskutuar për Kosovën është deklaruar që të jetë reduktimi me rreth 10 mijë ushtarë për paqeruajtësit e KFOR-it.

n.e/NOA

KOMENTE