Lezhë, 15 dhjetor NOA - Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lezhë-Shkodër.
Sipas policisë një automjet tip-Benz me targë të Shkodres 63 57 D që udhëtonte nga Lezha në drejtim të Shkodrës është përplasur me barrierën e rrugës. Për pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri që ndodhej në makinë 60-vjecari Ahmet Kurtkulaj.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.
Fillimisht është shoqëruar drejtuesi i mjetit Hilmi Smajlaj 42-vjevc, ndërsa dyshohet se aksidenti ka ndodhur si rrjedhojë e shpejtësisë së madhe me të cilën po udhëtonte mjeti si dhe për shkak të lagështirës.
k.k/NOA