English

Aksidenti rrugor, shoferi shtyp kalimtarin ndërsa po kalonte

Peqin, 15 dhjetor, NOA - Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në qytetin e Peqinit, për fat me asnjë viktimë, por vetëm një të lënduar, i cili ka qenë një kalimtar që po kalonte rrugën në ato momente.

Lajmi konfirmohet nga burimet policore për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë 20-vjeçari Halit Tosku, lindur e banues në Peqin, duke drejtuar mjetin e tij tip Golf me targe N 766 KBF, ka aksidentuar 24-vjeçarin me inicialet A.Q, lindur e banues në fshatin Labinot të Elbasanit, i cili në ato momente ka qenë këmbësor në rrugë.

I dëmtuari u dërgua menjëherë në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

-

KOMENTE