English

Arrestohet shqiptari Rragami, njihet në Londër si "killeri" kosovar

Londër, 15 Dhjetor NOA - Një burrë me origjinë nga Kosova është arrestuar nga autoritetet britanike pasi akuzohej për vrasje, informon korrespondentja e Agjencisë NOA. Ardian Rragami 38 vjeç sot ka pranuar që ishte nga Kosova dhe që kishte kohë që qëndronte në Londër pasi i pëlqente jetesa.

Ardian Rragami tha se jetonte në Londër dhe pranoi se ishte maskuar me të njëjtin emër por mbiemrin e kishte bërë Gashi dhe punonte në ndërtim tek kompania "Essex".

Ai kishte kohë që kërkohej nga policia britanike pasi kishte kryer një vrasje.

Madje kosovari kishte jetuar dhe në Shqipëri ku gjithashtu kërkohet nga forcat e rendit pasi akuzohet për vrasjen e një personi në debat e sipër për motive banale në një kafene.

Ardian Rragami i quajtur në Londër dhe si "killeri" shqiptar është arrestuar ditën e sotme dhe pritet të merret vendimi për masën e sigurisë ndaj tij.

e.b/r.b/NOAÂ

KOMENTE