English

Bosch thirrje politikanëve: Flisni me njëri-tjetrin

Tiranë, 15 dhjetor NOA - "I drejtohem secilës palë me fjalët "flisni me njëri-tjetrin". Kompromisi duhet të vijë gjithmonë nga të dyja palët dhe, siç e ka treguar historia anë e kënd botës, aty ku ka vullnet, ka edhe zgjidhje".

Ka qenë ambasadori i OSBE-së Robert Bosch, i cili para gazetarëve, ka dhënë sot mesazhin e tij për një dialog mes partive në vend.Â

Pyetjes së gazetarëve se kush po e thellon krizën, shumica që nuk po toleron apo opozita që nuk po futet në parlament, Ambasadori Bosch iu përgjigj: "do të thosha se, që Shqipëria të ecë përpara, është shumë e rëndësishme që ajo të ruajë pavarësinë e institucioneve, që qeveria të mos ushtrojë presion mbi institucionet e pavarura dhe që ligji të bëjë punën e vet, gjatë gjithë kohës, pa pengesa. Kjo është shumë e rëndësishme për të ecur përpara".

"Të gjithë ne, komuniteti ndërkombëtar, siç tha më herët edhe ambasadori holandez, u kemi kërkuar të dyja palëve që ta zbusin gjuhën e përdorur, të bëjnë një hap drejt njëri-tjetrit, por, deri tani, duket se askush nuk na e ka vënë shumë veshin.

Prandaj, do të theksoja edhe një herë se duhen tri hapa bazë për të pasur një çift vallëzimi të qëndrueshëm. Mendoj se këto hapa duhet të varen në muret e çdo zyre, të qeverisë dhe të opozitës, si moto për kaq sa ka mbetur nga ky vit dhe për vitin e ardhshëm" shtoi më tej Bosch duke shtuar se ka ardhur momenti që palët të bëjnë një hap drejt njëra-tjetrës.

k.k/NOA

KOMENTE