English

Çmimi i energjisë elektrike, Enti Rregullator i Energjisë pritet të marrë sot vendimin

Tiranë, 15 dhjetor, NOA - Enti Rregullator i Energjisë pritet që të marrë sot vendimin për miratimin ose jo të propozimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes mbi rritjen e çmimit të energjisë elektrike në mënyrë të vazhdueshme deri në vitin 2014.

Konkretisht, për vitin 2010 nga pala çeke është kërkuar një rritje e çmimit të energjisë deri në nivelin prej 23 përqind, një vendim ky që ERE pritet ta zyrtarizojë gjatë mbledhjes së sotme të parashikuar.

Vetë drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) Josef Heisek ka deklaruar dje gjatë një konference për shtyp se rritja e çmimit ka qenë një i pranuar nga qeveria shqiptare, në momentin e privatizimit të kësja kompanie nga kompania austriake CEZ.

"Marrëveshja që kompania ime ka me qeverinë shqiptare është për një rritje të cmimit të energjisë nga viti 20120 deri në vitin 2014. Rritja parashikohet në masën 15%, plus normën e inflacionit. Enti i Rregullatorit është i detyruar të zbatojë këtë deklaratë të vendosur nga qeveria. Nuk ka asnjë mundësi që Enti t'i shmanget sot kësaj", ka pohuar ai.

Ndërkaq, kjo rritje e çmimit të energjisë pritet të pasohet me reagime dhe protesta të qytetarëve apo sindikatave dhe organizmave të ndryshëm, të cilët janë kundër saj.

n.e/NOA

KOMENTE