English

Dy persona kalojnë 42 krerë bagëti kontrabandë në kufi

Korçë, 15 dhjetor, NOA - Dy persona kanë kaluar kontrabandë nga Greqia përmes kufirit 42 dele të futura brenda një kamioni.

Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Korçës, sipas të cilave kanë nisur hetimet për veprën penale të "tregtimit dhe transportimit të mallarave kontrabandë", parashikuar nga neni 178 i Kodit Penal.

Personat e akuzuar për këtë vepër penale mësohet se janë 42-vjeçari B. Pinderi, lindur në fshatin Panarit dhe banues në fshatin Libonik të Korçës, si edhe 25-vjeçari E.Pinderi, banues në Libonik.

Kjo pasi, ata janë kapur duke lëvizur me mjetin kamion me targë KO 0055 B, në të cilën janë gjetur 42 krerë bagëti, të cilët dyshohet të kenë kaluar kontrabandë  përmes kufirit.

n.e/NOA

KOMENTE