Tiranë, 15 dhjetor, NOA Update - Rritja e re e çmimit të energjisë elektrike që parashikohet të aplikohet për vitin e ardhshëm do të jetë mesatarisht në nivelin prej 13 % krahasuar me çmimin aktual të këtij produkti.
Ky është propozimi i bërë nga stafi teknik i ekspertëve të Entit Rregullator të Energjisë, të cilët kanë marrë sot në shqyrtim gjatë një mbledhje të posaçme aplikimin e OST, OSSH dhe KESH për rritjen e çmimit të energjisë.
Mësohet paraprakisht se në parim ERE ka qenë dakord me këtë kërkesë dhe në bazë të propozimeve të saj, ky institucion që rritja e çmimit të produktit të energjisë elektrike të aplikohet me dy nivele.
Konkretisht, synohet që si edhe herët e tjera, të ketë çmime të ndryshme për familjarët që konsumojnë nën 300 kilovat/orë energji, konkretisht 7.7 lekë për secilin dhe të jetë një çmim më i lartë, 13.7 lekë kv/h për ata që e tejkalojnë këtë kuotë mujore shpenzimi të energjisë.
Siç edhe pritej, Enti Rregullator i Energjisë doli në krah të atyre që pretendojnë rritjen e çmimit, ndërsa qytetarët ndihen të pambrojtur ndaj një mase të tillë.
n.e/NOA