English

Facebook i kërkon të gjithë përdoruesve të rifreskojnë të dhënat personale

Tiranë, 15 dhjetor NOA - Faqja e famshme, e njohur si rrjeti shoqëror më popullor online, Facebook, u ka kërkuar rreth 350 milionë përdoruesve të saj t'i personalizojnë të dhënat mbi privatësinë e tyre në këtë faqe.

Nëse gjatë këtyre ditëve keni hyrë në këtë faqe, pas një kohe të gjatë, Facebook ju ka vendosur një dritare të veçantë për shqyrtim dhe informim në lidhje me informacionet e rifreskuara rreth politikave të përdorimit të faqes. Këtu, përdoruesit kanë mundësinë për të redaktuar informacionin që duan të ndajnë me vizitorë e tjerë në Facebook. Përdoruesit mund të vendosin se çfarë të dhëna kanë për të publikuar, dhe cilat prej tyre kanë për ti mbajtur krejtësisht private. Ky veprim erdhi pas një letre të hapur që themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ka dërguar për të gjithë shfrytëzuesit e kësaj faqeje interneti. /ipko.net/

KOMENTE