English

Festat, Berisha-Bodes: Jepuni shpërblim administratës e pensionistëve

Tiranë, 15 dhjetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha ka urdhëruar sot kreun e ministrisë së Financave që të krijojë një mundësi, pavarësisht krizës globale, për të shpërblyer me një shumë sado modeste, punonjësit e administratës publike dhe 540 mijë pensionistë.

Gjatë një takimi të zhvilluar sot me ministrin e Financave, Ridvan Bode, së bashku me përfaqësues të tjerë të kësaj ministrie dhe drejtues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), kryeministri Berisha kërkoi që, pavarësisht nga ndikimet e krizës globale, të merren masat që punonjësve të Administratës Publike dhe 540 mijë pensionistëve të vendit të mund t'u jepet një shpërblim fundviti, sado modest të jetë.

Përfaqësuesit e ministrisë së Financave dhe të Institutit të Sigurimeve Shoqërore e njohën Kryeministrin Berisha me vështirësitë e diktuara nga kriza për realizimin e shpërblimit të këtij viti, por, nga ana tjetër, u mor përsipër të shqyrtohen të gjitha mundësitë për realizimin e porosisë së kreut të qeverisë.

k.k/NOA

KOMENTE