English

Kapiteni i Romës, në mbrojtje të presidentit të Milanit, Berluskoni

Romë, 15 dhjetor, NOA - "Ndiej afërsi me familjen Berlusconi, veçanërisht me mikun tim Pier Silvio, duke i uruar kryeministrit tonë një dëshirë shumë të ngrohtë për rikuperim të shpejtë".

Këto fjalë ka zgjedhur kapiteni i ekipit të Romës, Francesco Totti, lidhur me agresionin ndaj kryeministrit italian Silvio Berluskoni.

Duke dalë në mbrojtje të tij, Totti tha se në pozitën e një sportisti deklarohet hapur kundër të gjitha llojeve të dhunës.

Sipas tij, Berluskoni është edhe një përfaqësues i botës së sportit dhe si i tillë, meriton mbështetjen e të gjithë atyre që i përkasin asaj, duke dënuar të gjitha aktet e dhunshme.

n.e/NOA

KOMENTE