Itali 14 Dhjetor NOA - Lojtari italian Luca Toni që tashmë luan në radhët e ekipit gjerman të Bajern Mynihut është pranë kalimit në ekipin e Interit.
Toni nuk bën më pjesë në planet e teknikut të ekipit bavarez dhe kjo është një shtysë për lojtarin që të largohet nga ekipi gjerman për arsye se ai kërkon të luajë dhe të ketë vazhdimësi në lojën e tij.
Inter është skuadra që ndodhet më pranë lojtarit dhe me sa duket lojtari mund të kalojë që në janar në radhët e ekipit të Mourinjos i cili e pret lojtarin me mjaft kënaqësi.
Kjo gjë do të bëhet e mundur në formë huazimi dhe në radhët e ekipit gjerman mund të shkojnë një ndër lojtarët Mancini ose Suazo.
Dihet që sulmuesi kamerunas Samuel Eto në janar nuk do të jetë pjesë e skuadrës pasi do të luajë me përfaqësuesen e tij në Kupën e Afrikës.
Toni do të jetë mjaft i përshtatshëm për Interin pasi ekipi nuk ka në dispozicion një sulmues me karakteristikat e tij dhe do të jetë zëvëndësuesi ideal për Eton në kampionat, pasi dihet që rregullorja e ndalon atë të luajë për ekipin zikaltër në kupat e Evropës.
r.b/NOA