English

Mediu: Sektori publik dhe ai privat nuk menaxhojnë mbetjet, gjobat s'po i sensibilizojnë

Tiranë, 15 dhjetor NOA - Mblidhet sot, Tryeza Kombëtare për Menaxhimin e Mbetjeve Urbane, në Hotel Sheraton në Tiranë e cila është çështje primare për Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.

Sipas ministrit, Fatmir Mediu, synimi i kësaj tryeze, e organizuar nga MMPAU, ajo e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Shoqata e Bashkive, CO-Plan, etj, është adresimi i kësaj çështje duke krijuar mundësinë e një dialogu midis pushtetit qendror dhe atij lokal.

Duke shfrytëzuar praninë e strukturave të pushtetit lokal, ministri Mediu garantoi se

 "MMPAU do të jetë partnere me strukturat lokale, të kujtdo forcë politike qofshin ato, sepse për ne janë struktura në shërbim të qytetarëve".

 "Ne kërkojmë të bëjmë më të mirën për qytetarët dhe që të kemi një Shqipëri të pastër

Menaxhimi i mbetjeve të ngurta është një problem që ka të bëjë shumë me kualitetin e jetës, shëndetin, etj, por dhe për ta bërë vendin tonë sa më interesant dhe të prekshëm", tha Mediu. Sipas tij, MMPAU po punon për përafrimin e legjislacionit, por në radhë të parë për të ndërtuar një plan kombëtar të menaxhimit të mbetjeve, si dhe një plan rajonal për këtë çështje. "Jemi në fazën e përgatitjes së planit kombëtar, i cili duhet të konsiderojë një cikël të plotë të trajtimit të mbetjeve.

Kjo kërkon një sistem koherent që duhet të fillojë nga parandalimi i mbetjeve, reduktimi i tyre, ndarja e mbetjeve në burim, kompostimi i tyre, riciklimi, djegia për shkatërrim apo prodhim të çdo lloj energjie nga biomasa, apo forma të tjera të vlerësimit të këtyre mbetjeve", tha ministri i Mjedisit. Një pikë tjetër e rëndësishme, në të cilën u ndal ministri Mediu, ishin mbetjet spitalore, duke theksuar se mosndarja e mbetjeve, sidomos të atyre të rrezikshme, përfshirë ato mjekësore, do të krijonte probleme ekologjike, por dhe kosto në dëm të shëndetit të qytetarëve. Ndërkohë, MMPAU ka krijuar grup pune për të trajtuar këtë si probleme primar. Por, nga vëzhgimi i inspektorëve në Tiranë rezulton asnjë klinikë apo strukturë spitalore nuk ka struktura për të trajtuar mbetjet mjekësore.

Pavarësisht nga gjoba, për fat të keq qoftë sektori publik dhe ai privat nuk ka senbilitetin dhe reagimin e nevojshëm për të parë në një investim afatgjatë trajtimin e këtyre mbetjeve qoftë dhe në planifikimin brenda buxhetit të ministrisë përkatëse.

k.k/NOA

Â

KOMENTE