Uashington, 15 dhjetor, NOA - Administrata Obama sot do të bëjë publik planin e parë për të larguar një pjesë të të të paraburgosurve të burgut të Gunatanamos në burgje të tjerë të Amerikës.
Bëhet fjalë për një burg në Ilinoisit, ku parashikohet që të dërgohet një numër i kufizuar të paraburgosurish nga burgu famëkeq ushtarak.
Bëhet fjalë për në Qendrën Korektuese Thomson ku do të vendosen të burgosurit federalë dhe një numër i kufizuar i të burgosurve nga Guantanamo.
Ky përbën një nga hapat e parë konkretë të ndërmarrë nga administrata Obama për të zhdukur këtë burg, i cili përbënte edhe një nga premtimet kryesore të fushatës së tij dhe muajve të parë të qeverisjes.
n.e/NOA