Durrës, 15 dhjetor NOA - Përzë nënën e tij nga shtëpia, përfundon në polici 39-vjeçari.
Burime nga policia e Durrësit thanë se Mario Z, 39-vjeç i ka mbyllur derën e shtëpisë nënës së tij, ndërsa çështja për banesën ndodhej ende në gjykatë.
Mësohet se nënë e bir kishin hapur një proces gjyqësor për ndarjen e shtëpisë, mirëpo djali duket nuk ka pritur vendimin e gjykatës por ka vepruar më parë në favor të tij.
Ai i ka mbyllur derën nënës së tij duke detyruar këtë të fundit të kërkojë ndihmën e policisë.
Materialet e para hetimore në ngarkim të 39-vjeçarit për veprën penale të "vetëgjyqësisë" iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës.
k.k/NOA