Uashington, 15 dhjetor, NOA - Bankat amerikane duhet që të japin më shumë kredi për të ndihmuar rritjen ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Një apel të tillë atyre ia ka bërë vetë presidenti i SHBA-ve Barack Obama, i cili në një takim me drejtorët ekzekutivë të bankave, tha se bankat janë të detyruara që të japin më shumë pasi u ndihmuan nga taksapaguesit amerikanë. "Pas rimëkëmbjes me ndihmën e qeverisë amerikane dhe taksapaguesve amerikanë, bankat tona kanë më shumë obligim për rimëkëmbjen më të madhe, për sistem më stabil dhe prosperitet më të gjerë", tha Obama.
Ai ka shtuar se mesazhi i tij për sektorin financiar është i thjeshtë, pasi bankat amerikane morën një ndihmë të jashtëzakonshme nga taksapaguesit amerikanë për të rindërtuar industrinë e tyre.
"Dhe tani që e kanë marrë veten ne presim një angazhim të jashtëzakonshëm që të ndihmojnë të rindërtojmë ekonominë tonë", shoi ai lidhur me një argument të tillë.
Më pas ka sqaruar sesi hapi i parë është shtimi i kredive për bizneset e vogla dhe të mesme, motorët kryesorë për krijimin e vendeve të punës në Amerikë
Por shumica e parave që qeveria dha në formë ndihme është ripaguar. Dhe vetëm disa orë para se të fillonte takimi në Shtepinë e Bardhë, banka gjigande Citygroup njoftoi se ishte gati të rikthente 20 miliard dollarë të marra nga Departamenti i Thesarit.
n.e/NOA