English

Prokuroria e Krimeve të Rënda, kërkon masë të re sigurie për Ilir Kumbaron

Tiranë, 15 dhjetor, NOA - Pasi Ilir Kumbaro u la në gjendje të lirë nga gjykata e Londrës, Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri ka kërkuar një masë të re sigurie dhe rikthimin në burg të tij.

Kumbaro njihet si njëri prej të akuzuarve kryesorë për rrëmbimin dhe torturimin e më pas, zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha në vitin 1995.

Kjo kërkesë e prokurorisë së Krimeve të Rënda u paraqit sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda nga prokurori i çështjes, Xhevat Hana.

Ndërsa ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit Hoxha, Kumbaro ndodhej në fakt në proces ekstradimi sipas një kërkese të drejtuar nga drejtësia shqiptare, por drejtësia angleze e liroi duke detyruar akuzën shqiptare që të rikërkojë ndalimin e tij, në dobi të zbardhjes së ngjarjes së 14 viteve më parë.

n.e/NOA

KOMENTE