Uashington, 15 dhjetor, NOA - Për shkak të përmbytjeve, cikloneve, valëve të nxehta apo të situatave të tjera ekstreme të motit, gjatë këtij viti kanë humbur jetën mëse 9.000 njerëz dhe rreth 58 milionë të tjerë kanë pësuar dëmtime në të gjithë botën.
Lajmi konfirmohet nga një raport i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara sipas të cilit mund të thuhet se megjithë këto shifra të larta, mund të thuhet se në vitin 2009 ka pasur më pak katastrofa natyrore se sa dhjetë vjet më parë.
Ndërkaq, raporti citon se shumë prej 245 situatave ekstreme të regjistruara gjatë vitit që po mbyllet, u shkaktuan si pasojë e ndryshimit të klimës.
Raporti u prezantua në samitin e klimës që po mbahet në Kopenhagë dhe me anë të tij Kombet e Bashkuara tërheqin vëmendjen për katastrofat botën.
Ndërka, mediat ndërkombëtare bëjnë me dijeni se tashmë ky samit ka hyrë në fazën përfundimtare dhe se gjatë punimeve të tij po u bëhet thirrje SHBA-së dhe Kinës për më shumë angazhim, ku konkretisht u kërkohet që këto dy këto vende të rrisin objektivat e tyre për reduktimin e gazrave të efektit serë.
Sipas të dhënave të raportuara në Samit, SHBA dhe Kina janë të dyja bashkë përgjegjëse për më shumë se 40% të emetimit të sasisë globale të dioksidit të karbonit.
n.e/NOA