Shkup, 15 dhjetor, NOA - Uashingtoni rekomandon emrin ‘Republika Veriore e Maqedonisë' si zgjidhje për kontestin të emrit mes Shkupit dhe Athinës dhe përdorimin i termit "maqedonas" për përcaktimin e identitetit dhe gjuhës, shkruan gazeta "Elefterotipija" në tekstin e titulluar ‘Amerikanët përgatisin kurth për emrin e IRJM'.
Është koha t'i vihet fund kontestit të emrit dhe të kuptohet rëndësia që do të kishte zgjidhja e tij dhe hyrja e Maqedonisë në strukturat euroatlantike, thonë për gazetën diplomatë të lartë amerikan. Amerikanët janë duke bërë presion për zgjidhjen e emrit përmes ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic. Plani amerikan , thuhet ne gazetë, parashikon emrin e ri ‘Republika Veriore e Maqedonisë të kalojë në Këshillin e sigurisë së KB, që do të kishte dhënë rekomandim që të përdoret nga të gjitha shtetet anëtare të Organizatës botërore në marrëdhëniet bilaterale me Maqedoninë. Për identitetin dhe gjuhën është parashikuar e ashtuquajtur ‘zgjidhje e qetë', respektivisht përcaktimi i tyre si ‘maqedonas' të shkruhet në regjistrin e KB, duke mos pasur nevojë për aprovim të Greqisë. Praktikisht, Athina këtë edhe nuk do të mundte ta ndërpres, shton ‘Elefterotipija'. Administrata e re amerikane duke mësuar nga gabimet e administratës së mëparshme, thuhet më tej, planifikon t'i përgënjeshtroj argumentet greke para samiteve të NATO dhe BE të planifikuar në vitin 2010, shkruan gazeta duke përkujtuar edhe samitin e NATO-s në Bukuresht.
NOA-INA
Â
Â