English

Tiranë, ndalohet adoleshenti i akuzuar për një sërë vjedhjesh

Tiranë, 15 dhjetor NOA - Një 18-vjeçar është ndaluar dje nga policia pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh.

Efektivat e komisariatit të Policisë Nr.4 në Tiranë kryen dje ndalimi për konsumim të veprës penale të "vjedhjes më shumë se një herë" e kryer në bashkëpunim, të 18-vjeçarit Ilis Qokaj, aktualisht nën hetim për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim dhe plagosjes me armë.

Adoleshenti ishte person i shpallur në kërkim më datë 7 dhjetor 2009 pasi me datë 3 dhjetor 2009, në bashkëpunim edhe me shtetasin Kreshnik Mziu (tashmë i arrestuar), dyshohet se kanë vjedhur banesën në pronësi të një shtetasi, me banim në rrugën "Njazi Meka" në Tiranë.

Pas një hetimi të policisë, rezultoi se këto shtetas në bashkëpunim edhe me 8 shtetas të tjerë, të cilët tashmë ndodhen të arrestuar, ju është dokumentuar tërësisht implikimi i tyre, në vjedhje automjetesh kryesisht të tipit-Benz, në kohë e periudha të ndryshme në Tiranë.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të "Vjedhjes më shumë se një herë" në bashkëpunim.

k.k/NOA

KOMENTE