English

Zbulimi, krijohet në laborator lloji i ri i gjakut human, ai sintetik

Kaliforni, 15 dhjetor, NOA - Studiuesit amerikanë të Universitetit të Kalifornisë kanë qenë në gjendje për të rikrijuar në laborator një tip të ri të gjakut sintetik.

Zbulimi është publikuar nga Akademia Amerikane e Shkencave dhe në të përshkruhet kompleksi i ri sintetik. Studiuesit që janë marrë më krijimin e këtij gjaku ishin në gjendje të krijonin rruazat e kuqe, ato që zënë edhe pjesën më të madhe të gjakur të njeriut.

Bëhet fjalë për qelizat e veçanta që kanë si funksion të tyre kryesor furnizimin me oksigjen të trupit dhe për këtë arsye ato kanë fleksibilitetin për të kaluar nëpër enët e vogla të gjakut. Kjo u arrit duke përdorur një miks mes lëndës kimike "polylactic" dhe "acid-glycosides" që u mbulua me pas me proteinën përkatëse, duke krijuar kështu hemoglobinën.

Sipas studiuesve, gjaku sintetike mund të përdoret ose si një zëvendësim i përkohshëm për gjakun e njeriut, në rastet e nevojës ekstreme dhe si një mjet për transportin e drogës brenda trupit të njeriut.

n.e/NOA

KOMENTE