Manila, 15 dhjetor NOA - Rreth 20 mijë banorë Â filipinas janë detyruar të evakuohen në provincën Albaj, pasi vullkani Majon u rizgjuar duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.
Autoritetet ngritën sot në mëngjes shkallën e rrezikut, pasi nga vullkani i lartë 2 460 metra, filloi të dalë llavë dhe hi i zjarrtë.
"Vullkani arriti dy shkallë para erupsionit kryesor dhe kjo e vendos këtë lokalitet në gjendje të rrezikut të katastrofës", tha Xho Salceda, guvernator i provincës Albaj, 340 kilometra në juglindje të Manilës.
Ai shtoi se do të mundësojë shfrytëzim më të lehtë dhe më të shpejtë të ndihmës së shpejtë, duke ndërmarrë evakuimin.