English

Zhduket e mitura greke, policia në kërkim të 26-vjeçarit shqiptar

Nga korrespondenti i NOA në Greqi

Kavala, 15 Dhjetor NOA - Një vajzë greke është zhdukur dhe asgjë nuk dihet për fatin e saj, por policia po kërkon një të ri shqiptar me të cilin dyshohet se kanë marrë arratinë.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA citon burime zyrtare të Policisë së Shtetit në Athinë, që denoncojnë zhdukjen e 15-vjeçares greke që ju dalloni në foto.

"Galina Martidu, 15 vjeçe, e njohur dhe si Keli, lindur në Kavala dhe banuese në Neo Zigo të rajonit Kavala, është zhdukur që nga data 9 Tetor 2009, së bashku me një shtetas shqiptar", - konfirmuan për agjencinë NOA, burime zyrtare nga Policia e Athinës.

"Vajza e mitur, Galina Martidu, kishte një lidhje intime prej disa muajsh me shqiptarin, një 26 vjeçar të cilit i dihet vetëm emri, Landi dhe për të cilin nuk ekzistojnë të dhëna legale pranë autoriteteve përkatëse në Greqi', - detajoi Policia e Athinës.

Ne dyshojmë se vajza është larguar së bashku me Landin 26-vjeçar, pasi edhe të gjitha dëshmitë dhe hetimet të çojnë në dyshimin se ata janë zhdukur dhe gjenden së bashku, ndoshta në Athinë, por nuk përjashtojmë të jenë larguar edhe për në Shqipëri, - u shprehën burimet policore.

Galina Martidu, është 15 vjeçe, ajo njihet nga banorët e Kavalës me emrin Keli, ka flokë të verdhë, është e gjatë 1.65 m, ka sy ngjyrë gështenjë dhe peshon 58 kilogramë.

Ndërkohë, ende nuk dihet asgjë për fatin e të miturës shqiptare Kristina Pasho, e cila u denoncua nga Agjencia NOA disa ditë më parë si e zhdukur: Zhduket në rrethana të mistershme e mitura shqiptare, në lagjen e të pasurve në Athinë

n.s/e.r/NOA

Të dhënat:

Emri: Galina

Mbiemri: Martidu

Emri nofkë: Keli

Datëlindja: 10.07.1994

Emri i babait: Aleksios

Vendlindja: Greqi, Kavala

Kombësia: Greke

Personi me të cilin është larguar:

Emri: Landi

Vendbanimi: Kavala

Data e zhdukjes: 09/10/2009

Data e pranimit të denoncimit: 18/10/2009

Vendi i zhdukjes: Kavala, Greqi

KOMENTE