Tiranë, 16 dhjetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha niset sot për një vizitë tre ditore për në Kopenhagen, në Danimarkë, ku do të kryesojë delegacionin shqiptar që merr pjesë në "Konferencën e OKB për Ndryshimet e Klimës".
Gjatë kësaj vizite, kryeministri Berisha do të mbajë një fjalim në seancën plenare të paradites të datës 17 dhjetor.
Po në atë ditë do të kenë fjalën e tyre edhe kryetarë të vendeve mjaft të rëndësishme, si presidenti i Meksikës Felipe Calderón Hinojosa, kryeministri i Australisë Kevin M.Rudd, kryeministri Greqisë, George Papandreu.
Gjatë qëndrimit tre ditor në Danimarkë, Berisha është i ftuar në një darkë që shtrohet për nder të pjesëmarrësve nga mbretëresha e Danimarkës, Madhëria e Saj Mbretëresha Margrethe II, darkë e cila do të mbahet në Christiansborg Castle, pas ceremonisë së prezantimit me Familjen Mbretërore. Gjatë këtyre ditëve, kreu i qeverisë do të zhvillojë një seri takimesh bilaterale me liderë të rajonit dhe evropianë, si dhe do t'i përgjigjet interesit të mediave më prestigjioze të Danimarkës lidhur me hapat e mëtejshme të Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimit ekonomik dhe perspektivën evropiane.
k.k/NOAÂ