Tiranë, 16 dhjetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha ka përgënjeshtruar sot zërat se qeveria ka bllokuar pagat për zyrtarët, duke bërë të ditur se Ministria e Financave ia ka dalë të garantojë shpërblimin e fundvitit për punonjësit e administratës, shpërblim, i cili për rrogat e ulëta të administratës do të jetë 150 mijë lekë dhe për rrogat e tjera 100 mijë lekë.
"Dua të theksoj se nuk ka as edhe një zyrtar të vetëm të të gjithë piramidës shtetërore të vendit që nuk ka marrë rrogën. Ky është një mashtrim i bazuar në gënjeshtrën.
Buxheti ka disponuar të gjithë shumën e nevojshme për pagat, pa asnjë lloj mëdyshje.
Buxheti, Ministria e Financave ia kanë dalë gjithashtu të garantojnë shpërblimin e fundvitit për punonjësit e administratës, shpërblim i cili për rrogat e ulëta të administratës do të jetë 150 mijë lekë dhe për rrogat e tjera do të jetë 100 mijë lekë.
Edhe ky do të shpërndahet në harkun kohor të ditëve që vijnë. Nuk shtyhet për në janar. Qeveria nuk ka bllokuar asnjë pagë, por qeveria ka pranuara të respektohen afatet ligjore në dhënien e pagave. Kështu që asnjë punonjës nuk ka që nuk e ka marrë pagën.
Të gjithë do të marrin pagën në janar siç duhet" tha Berisha.
k.k/NOA