English

Berluskoni gdhihet me dhimbje koke dhe qafe, flet me Obamën

Milano, 16 dhjetor, NOA - Nata e tretë e kaluar në spital prej kryeministrit italian Berluskoni, duket se nuk ka qenë dhe aq e qetë, pasi ai është zgjuar me dhimbje koke.

Ndërkaq, sot pritet dalja e tij prej spitalit ku është shtruar megjithëse ai po ankohet se ka ende dhimbje qafe dhe se nuk ndihet ende mirë nga ajo që ndodhi.

Bëhet me dijeni se atij dje i ka telefonuar vetë presidenti amerikan Barack Obama, i cili ka thënë se kavalieri dukej se ishte mirë prej zërit të tij në telefon.

Duke e falënderuar për ndihmën e dhënë nga qeveria italiane në Afganistan, Obama i uroi edhe shërim të shpejtë në të njëjtën kohë.

"Faleminderit nga zemra të gjithëve atyre që më kanë dërguar mesazhe afrimiteti dhe dashamirësie. Ju uroj të gjithëv të jenë të qetë dhe të sigurt. Dashuria arrin të fitojë përherë mbi urrejtjen", ka qenë mesazhi i tij ndaj të gjithë mbështetësve në atë që i ndodhi.

Sipas sondazheve, akti i rëndë i sulmit ndaj tij ka bërë që të shtohen së tepërmi mbështetësit, të rënë në numër në fakt kohët e fundit pas skandaleve seksuale dhe gjyqeve me gruan.

n.e/NOA

Â

KOMENTE