Tiranë, 16 Dhjetor NOA - Në kampionatin botëror për klube, sot Barcelona ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme e cila i jep të drejtën për të luajtur në finale përball L'Estudiantes.
Ndeshja ka nisur me një gol të shënuar që në minutën e pestë nga Atlante i cili u shënua nga Rojas.
Më pas Barça ka hasur vështirësi për të gjetur lojën e saj të zakonshme. Por kjo gjë zgjati vetëm 30 minuta pasi erdhi dhe goli i barazimit për skuadrën e Pep' Guardiolës i cili u shënua në minutën e 35 nga Busquets, pas një korne mjaft të bukur të dhënë nga Xavi.
Pas një minute që hyri në lojë ka realizuar menjëherë dhe Lionel Messi i cili goditi me të majtën pas një asist që iu dha nga suedezi Ibrahimoviç.
Më pas për të mbyllur llogaritë ka menduar Pedro i cili shënoi në minutën e 22 golin e tretë pas një aksioni marramendës të Iniestës.
Me këtë rezultat Barcelona është kualifikuar për fazën tjetër ku e pret një finale përballë L'Estudiantes.
r.b/NOA