Sofje, 16 dhjetor, NOA - Bullgaria do të heqë regjimin e vizave ndaj Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi nga 19 dhjetori, duke ndjekur në këtë mënyrë vendimin e Komisionit Evropian i cili ka hequr për këto tre vende regjimin Shengen.
Bullgaria në fakt, nuk është pjesë e këtij regjimi, pra, nuk futet në zonën e atyre vendeve që aplikojnë vizat Shengen, por duket se ka vendosur që të lejojë hyrjen e lirë pa viza të qytetarëve ballkanas të tre vendeve që e fituan të drejtën për hyrjen pa viza në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.
E duke qenë vetë një i tillë, Bullgaria ka menduar që t'i bashkohet vendimit për liberalizimin e vizave me këto tre vende të Ballkanit Perëndimor.
n.e/NOA