English

FSHF: Josip Kuzhe, trajner i Shqipërisë deri në vitin 2011

Tiranë, 16 dhjetor, NOA - Kroati Josip Kuzhe do të vazhdojë të jetë trajneri të Kombëtares Shqiptare, të paktën deri në vitin 2011. Ky është vendimi më i fundit i marrë nga Komiteti ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Kjo strukturë ka miratuar rinovimin e kontratës me trajnerin e përfaqësueses kuqezi, Josip Kuzhe deri në dhjetor të vitit 2011.

Vendimi është marrë pas kërkesës së bërë nga ana e vetë Kuzhesë, në një kohë kur kontrata e tij skadonte në maj të vitit të ardhshëm.

Por me të drejtën që zotëron për ta vijuar apo ndërprerë kontratën, Komiteti ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur ta mbajë më tej Kuzhenë dhe kjo pas paraqitjes së mirë të ekipit shqiptar nën drejtimin e tij gjatë ndeshjeve të fundit eliminatore të Kampionatit Botëror.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE