English

Ish-guvernatori Shkëlqim Cani: Ekonomia shqiptare, një e sëmurë me temperaturë

FOTO

Tiranë, 16 dhjetor, NOA - Ekonomia shqiptare realisht është me temperaturë, analizat e saj janë shqetësuese dhe nuk ka më asnjë dyshim se kemi të bëjmë me një të sëmurë, e vetëm Doktori i vitit 1996, pohon si atëherë që gjendja ekonomike e vendit është e shkëlqyer.

Një shpjegim të tillë ka zgjedhur të japë ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani gjatë hapjes së punimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila zhvillohet posaçërisht për situatën ekonomike.

Sipas tij, situata është e rënduar dhe qeveria po falsifikon të dhënat dhe treguesit në lidhje ekonominë.

Në lidhje me raportet e makro-ekonomisë dhe mikro-ekonomisë, Cani ka pohuar se ka një bashkërenditje të pashmangshme, sepse qytetari preket në mënyrë të drejtpërdrejtë në familjen e tij nga treguesit makroekonomikë.

Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha me shqetësim se situata ekonomike nuk është ajo që duhej të ishte dhe që raporton qeveria me të dhënat e tij, duke vijuar më pas me ballafaqimin me shifra dhe fakte konkrete të ecurisë aktuale të treguesve ekonomikë kryesorë në vend.

n.e/NOA

KOMENTE