English

Marrëveshja, objekte e ndërtuara në Vrella do të shfrytëzohen nga Policia e Kosovës

Prishtinë, 16 Dhjetor NOA - Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z.Sheremet Ahmeti bëri pranimin e çelësave e objekteve të cilat nga sot e tutje do të administrohen nga PK-ja. Dorëzimi i çelësave u bë nga një përfaqësues i UNMIK-ut te zyrtarët e PK-së.

Këto hapësira, përfshirë edhe objektet përcjellëse pritet të përdoren nga njësitet e specializuara të PK-së.

Hapësirat dhe objektet përcjellëse të cilat tanimë do të administrohen nga PK-ja do të ndihmojnë në ngritjen e efikasitetit të punës së njësive të ndryshme të policisë e sidomos atyre të specializuara pasi që hapësirat mundësojnë realizimin e trajnimeve që parashihen për këto njësi.

Deri më sot këto hapësira dhe objektet përcjellëse kanë qenë të shfrytëzuara nga KFOR-i.

Muajin e kaluar ishte nënshkruar marrëveshja mbi të drejtën e shfrytëzimit të ngastrës kadastrale në kampin Vrella në Golesh - KK e Lipjanit, përfshirë këtu edhe disa objekteve të ndërtuara në të. a.b/e.r/NOA

KOMENTE