English

Pandev, objektivi i tre ekipeve Italiane

Romë, 16 Dhjetor NOA - Goran Pandev lojtari maqedonas i Lazios është në qendër të një intrige të merkatos. E ardhmja e lojtarit duket se është midis tre ekipeve më të mëdha të Italisë, Juve, Milan, Inter.

Pikërisht kjo gjë do të vendos nga një vendim që do të japë kolegji albitral në Itali i cili mund ta nxjerrë lojtarin në merkato me parametër zero.

Të tre ekipet kryesuese të kampionatit Italian janë duke përdorur strategji të ndryshme për të marrë kartonin e lojtarit. Më konkretë kanë qenë drejtuesit e Milanit të cilët e kanë bërë që tani një ofertë kundrejt lojtarit.

Inter ka qenë në tratativa me presidentin e Lazios për ta marrë lojtarin ndërsa Juventus është në pritje të vendimit që do të jepet për maqedonasin dhe më pas do të bëjë një lëvizje konkrete për Pandev.

r.b/NOA
KOMENTE