English

Peshkimi i paligjshëm në liqen, Mediu nga Ohri: Do nisim fushatën kundër tij

Ohër, 16 dhjetor NOA - Ministria e Mjedisit do të nisë një fushatë kundër peshkimit të paligjshëm. Kështu ka deklaruar ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu gjatë një takimi në Ohër me homologun maqedonas Nexhati Jakupi.

Ky takim i zhvilluar në Ohër e më pas në Pogradec kishte për qëllim hedhjen e rasatit në liqenin e Pogradecit me qëllim shumimin e koranit dhe ruajtjes së tij.

Një pikë e rëndësishme te diskutimit ishte çertifikikimi i mjeteve të peshkimit, në mënyrë që asnjë mjet peshkimi dhe rrjet të mos futet në liqen pa autorizimin e organeve kompetente.

Mediu u shpreh se peshkimi i paligjshëm është një nga problemet jetësore të liqenit të Ohrit.

"Liqeni i Ohrit është një nga pikat kyçe tek e cila duhet të fokusohemi e të ngremë strukturat për të mbrojtur gjallesat e jetën e kësaj bukurie që na ka falur natyra": tha Mediu.

 Ai propozoi vendosjen e një moratoriumi për mjetet e peshkimit dhe njëkohësisht shprehu shqetësimin e kërcënimit të liqenit nga ngrohja globale. Â

b.m/NOA

Â

KOMENTE