Tiranë, 16 dhjetor NOA - "Sot shqiptarët panë se si një ish ministër drejtësie shkel në mënyrë të hapur liritë dhe të drejtat e njeriut, njësoj si kryeministri i tij. Sot shqiptarët panë se si një i akuzuar për shpërthimin kriminal të Gërdecit që për shkresën e firmosur prej tij duhet të paraqitej në gjykatë, i shpërfill gjykatat, madje gjen paturpësinë për të lëshuar akuza të paqena".
Kështu ka deklaruar sot zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj e cila i është referuar deputetit të PD-së, Aldo Bumçi të cilit i ka bërë thirrje jo vetëm atij por edhe Â
kryeministrit Sali Berishës të paraqiten në gjykatë e në prokurori e t'i vërtetojnë aty akuzat e tyre, ku mbi 20 akuza penale e civile rëndojnë mbi shefin e një qeverie që sot nuk përfaqëson më vullnetin e shumicës së shqiptarëve.
"Aldo Bumçi t'i tregojë sot shqiptarëve pse firmosi atë shkresë që e lidh personalisht këtë zotëri  me shpërthimin e Gërdecit dhe pse këtë shkresë e dërgoi edhe tek djali i Kryeministrit" tha Imeraj.
k.k/NOA
Â
Â