Tiranë, 16 dhjetor NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbajtur një fjalim gjatë asamblesë socialiste, ku ka folur më krizën ekonomike e paralajmëruar nga opozita.
Sipas tij, Berisha e fshehu dhe e thelloi krizën ekonomike në vend.
"Viti 2010 do të jetë viti i shpërfaqjes së plotë i krizës ekonomike, që ne e kemi paralajmëruar për kohë edhe më me shumë këmbëngulje në muajt e parë të vitit 2009 por fatkeqësisht as kambana jonë dhe as kambana e fondit monetar ndërkombëtar nuk u dëgjuan nga Sali Berisha i cili jo vetme fshehu fillimin e krizës duke ja faturuar këtë kosto të shtuar si gjithmonë qytetarëve shqiptarë por bëri ekzaktësisht të kundërtën e asaj që duhet të bënte çdo kryeministër i përgjegjshëm për detyrën e tij, karshi popullit të vet.
Berisha i shtoi dramtikisht pasojat e krizës, duke thelluar borxhet, duke bërë shpenzime të shfrenuara, para dhe gjatë fushatës elektorale, pa marrë asnjë masë antikrizë" tha Rama.
Sipas tij, vitit 2010 do të jetë viti kur qytetarët shqiptarë të gjithë, përveç atyre që jetonte brenda oborrit të familjes në pushtet, apo ka lidhje me të do të paguajnë faturën e papërballueshme të politikës gënjeshtër të borxheve pa logjik të lënies së vendit symbyllur drejt të tatëpjetës së një krize, që sapo ka filluar.
Vitit 2010 do të jetë viti i rizgjimit të njerëzve nga dhimbjet e një krize, që në fakt është projektuar me kohë.
"Praktikisht ka mbaruar një cikël i sforcuar rritje reale, e shifrash të manipuluar brenda kufijve të një modeli ekonomik të ndërtuar gabim, e ka filluar një rënie agresive ekonomike" tha më tej Rama duke shtuar se statistikat janë shtrembëruar.
Më tej kreu i opozitës deklaroi se qeveria nuk ka para për shpërblime, por Berisha bën bamirësi me shpërblimet.
k.k/NOA