English

Republika e Malavit njohu Kosovën, shtet të pavarur dhe sovran

Prishtinë, 16 Dhjetor NOA - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, është njoftuar sot, me një notë verbale, e cila është përcjellë nga misioni i përhershëm i Republikës së Malavit në OKB përmes konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, se Republika e Malavit, e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

Në notën verbale të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malavit po ashtu theksohet se, në vijim do të ketë këmbim të mëtejmë formal midis ministres së Punëve të Jashtme të Malavit, Eta E. Banda dhe ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni në pajtim me aktin e njohjes. Republika e Malavit është shteti i 64 që e ka njohur Republikën e Kosovës dhe gjendet në Afrikën jugore. Vendimi i saj ishte marrë më 14 dhjetor 2009 dhe vjen pak ditë pasi u mbyll procesi në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës ku ende nuk ka një vendim mbi ligjshmërinë ose jo të mëvetësisë.

a.b/e.r/NOA Lista e vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës

Nr.

Vendi

Data e njohjes

1.

Mbretëria e Bashkuar

18 shkurt 2008

2.

Franca

18 shkurt 2008

3.

ShBA-të

18 shkurt 2008

4.

Turqia

18 shkurt 2008

5.

Shqipëria

18 shkurt 2008

6.

Afganistani

18 shkurt 2008

7.

Kostarika

18 shkurt 2008

8.

Australia

19 shkurt 2008

9.

Senegali

19 shkurt 2008

10.

Letonia

20 shkurt 2008

11.

Gjermania

20 shkurt 2008

12.

Estonia

21 shkurt 2008

13.

Italia

21 shkurt 2008

14.

Danimarka

21 shkurt 2008

15.

Luksemburgu

21 shkurt 2008

16.

Peru

22 shkurt 2008

17.

Belgjika

24 shkurt 2008

18.

Polonia

26 shkurt 2008

19.

Zvicra

27 shkurt 2008

20.

Austria

28 shkurt 2008

21.

Irlanda

29 shkurt 2008

22.

Suedia

4 mars 2008

23.

Holanda

4 mars 2008

24.

Islanda

5 mars 2008

25.

Sllovenia

5 mars 2008

26.

Finlanda

7 mars 2008

27.

Japonia

18 mars 2008

28.

Kanadaja

18 mars 2008

29.

Monako

19 mars 2008

30.

Hungaria

19 mars 2008

31.

Kroacia

19 mars 2008

32.

Bullgaria

20 mars 2008

33.

Lihtenshtajni

25 mars 2008

34.

Korea Jugore

28 mars 2008

35.

Norvegjia

28 mars 2008

36.

Republika e Ishujve Marshall

17 prill 2008

37.

Republika e Naurusë

23 prill 2008

38.

Burkina Faso

24 prill 2008

39.

Lituania

6 maj 2008

40.

San Marino

11 maj 2008

41.

Republika Çeke

21 maj 2008

42.

Liberia

30 maj 2008

43.

Sierra Leone

13 qershor 2008

44.

Columbia

6 gusht 2008

45.

Belize

7 gusht 2008

46.

Malta

21 gusht 2008

47.

Samoa

15 shtator 2008

48.

Portugalia

7 tetor 2008

49.

Mali i Zi

09Â tetor 2008

50.

Republika e Maqedonisë

09 tetor 2008

51.

Emiratet e Bashkuara Arabe

14 tetor 2008

52.

Malaysia

14 tetor 2008

53.

Mikronezia

5Â Â dhjetor 2008

54.

Panama

16 janar 2009

55.

Ishujt Maldive

19 Shkurt 2009

56.

Republika Palau

9 Mars 2009

57.

Republika e Gambisë

9 Prill 2009

58.

Mbretëria e Arabisë Saudite

20Â Prill 2009

59.

Unioni i Komoreve

19Â Maj 2009

60.

Mbretëria e Bahrainit

19Â Maj 2009

61.

Mbretëria Hashemite e Jordanit

8 Korrik 2009

62.

Republika Domenikane

11 Korrik 2009

63.

Zelanda e Re

9 nëntor 2009

64.

Malavi

14 Dhjetor 2009

Â

KOMENTE