Bukuresht, 16 dhjetor, NOA - Ceremoni dhe mjaft aktivitete kulturore po mbahen sot në të gjithë Rumaninë me rastin e përkujtimit të 20-vjetorit të rënies së komunizmit.
Përkujtimi i revolucionit që rrëzoi regjimin e ish-diktatorit Çaushesku ka nisur nga qyteti i Timishoarës, pikërisht aty ku ai edhe nisi.
Pjesëmarrës në aktivitetet me këtë rast janë dhe ish-presidentët e parë pas rënies së komunizmit në Poloni e Hungari, përkatësisht Les Valesa dhe Matias Szuros.
Fillesa e këtij revolucioni bëri që më pas edhe në Shqipëri të ndihej fryma e tij dhe në mbarë Evropën Lindore të vijonte rrëzimi i regjimit komunist.
n.e/NOA