Prishtinë, 16 Dhjetor NOA - Përfaqësuesi i deritashëm i politikës së jashtme dhe i sigurisë i Bashkimit Evropian, Havier Solana i ka shkruar letër falënderimi dhe lamtumire ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, informon korrespondenti i agjencisë NOA në Prishtinë.
"Ju shkruaj për t'ju thënë lamtumirë dhe t'ju shpreh mirënjohjen time dhe falënderimin për bashkëpunimin që kemi pasur", - thuhet mes të tjerash në letrën e Havier Solanës, drejtuar ministrit Hyseni.
Kurse evidentohet se: "Ka qenë kënaqësi dhe privilegj të punoja me ju për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale".
Në përfundim, Solana qartëson: "Bashkimi Evropian e ka konsoliduar vetveten si partner kyç i vendit tuaj".
a.b/e.r/NOA