English

Tiranë, gripi i derrave i shkakton vdekjen 18-vjeçares shtatzëne

Tiranë, 16 dhjetor NOA - Virusi A/H1N1 ka shkaktuar viktimën e pestë në Shqipëri. Një 18-vjeçare në muajin e tetë të shtatzënisë është viktima e pestë nga gripi i derrave. E reje ka ndërruar jetë sot në infektivin e spitalit "Nënë Tereza" në Tiranë.

Mësohet se 18-vjeçarja ndodhej e shtruar në spital prej gjashtë ditësh dhe pasi ishte diagnostifikuar me virusin A/H1N1 iu nënshtrua mjekimeve intensive.

Por pavarësisht përkujdesit të mjekëve, vajza ka ndërruar jetë sot duke e çuar në pesë numrin e viktimave në vend nga gripi i derrave.

Sipas mjekëve 18-vjeçarja ka pasur edhe komplikacione të tjera me shëndetin, ndërsa ishte shfaqur në gjendje të rëndë qysh në momentin e parë që u paraqit në spital.

k.k/NOA

KOMENTE